Vë maskë, Presidenti Meta jep mesazhin e fortë: Të reflektojnë edhe ata që bëjnë ligje për oligarkët
Gjatë konferencës me gazetarët, Presidenti Ilir Meta doli për herë të parë me maskë. I pyetur përse e vuri maskën, nëse është reflektim ndaj apelve të kryeministrit, kreu i shtetit tha se lidhet me situatën aktuale, ku shifrat janë shumë të larta.
”Unë e kam pasur tmerr dhe e kam tmerr të mbaj maskë, por në moment aktuale për të mos lënë asnjë hapësirë për spekullim jam I detyruar të vendos maskën dhe tu bëj thirrje të gjithëve të vendosin maskën.
Kjo nuk ka të bëjë thjesht me thirrjet aktuale të kryeministrit, por me përkeqësimin dhe mesazhin që duhet dhënë të gjithë qytetarëve që në kushtet që qeveria po kujdeset kaq shumë për oligarkë dhe shpresojmë të reflektojë ata të kujdesen më shumë për të ruajtur njëri tjetrin, mbajtur distancat.
Nuk është çështje e kryeministrit se na mbushi mendjen që 3 muaj maska ishte e pavlerë, tani ka dalë në variantin tjetër. Kjo është pozitive dhe duhet të bëj çdo gjë që qytetarët të kenë maskat sepse nuk është kaq e thjeshtë për shumë qytetarë të kenë ato përveçse për të shtuar numrin e testeve dhe rritur aftësinë e gjurmimit.
Nëse e shihni si reflektim shpresojmë të reflektojnë dhe ata që bëjnë ligje për oligarkët e deri tek tensionimet artificial të kësaj situate që kërkon përgjegjshmëri tjetër”,-tha Meta.