Veliaj: Aktorët e duan Teatrin e ri. E them unë negociatori më i fortë i qytetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka sqaruar mediat në përfundim të debateve në Komisionin e Medias. Veliaj ka thënë se pavarësisht faktit se nuk e ka detyrim ligjor të sqarojë komisionin, ka shkuar ditën e sotme në seancë për të sqaruar publikun dhe opozitën.
Nga ana tjetër, Veliaj tha se aktorët e duan Teatrin e ri, dhe këtë e thotë duke e cilësuar veten si negociatori më i fortë i qytetit.
”Shumica e aktorëve duan Teatrin e ri. E them unë negociatori më i fortë i qytetit. Aktorët pothuajse të gjithë e duan. thjesht duan të dinë më shumë, të marrin më shumë informacione si do të jetë Teatri. Pra parimisht aktorët janë dakord për një Teatër të ri, por duhet të punojmë me negociatat”, tha Veliaj në deklaratën per mediat, pasi u largua nga mbledhja e Komisionit të Medias.
KOHA JONË SONDAZH

