Veliaj apo Këlliçin? Del sondazhi, ja kë do të votojnë qytetarët e Tiranës si kryetar

Më 14 Maj do mbahen zgjedhjet lokale, dhe kë do votojnë shqiptarët? Numri i qytetarëve në Tiranë që në 14 maj do të zgjedhin Erion Veliajn për të drejtuar Bashkinë Tiranë është rritur me 0.2% dhe nga 45.6% që ishte në matjet e bëra nga Barometri në ”Euronews Albania” në shkurt ka shkuar në 45.8% në Mars.

Rritje me 3.8% ka pasur edhe numri i qytetarëve që do të votojnë Belind Këlliçin në 14 Maj nga 21% që ishte në shkurt në 23.8% në mars.

Në këto matje të bëra nga Barometri në një muaj është ulur numri i qytetarëve që nuk do të votojnë nga 9% që ishte në shkurt në 8.5% në mars. Po ashtu është ulur edhe numri i kryeqytetasve që nuk e kanë vendosur ende kë do të votojnë në 14 maj nga 22.1% që ishte në shkurt në 19.8% në mars.

SHKARKO APP