Veliaj, Bashës: Jepu aktorëve selinë e PD, meqë ligjërisht s’të takon më

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me marrëveshjen e e Bashës për teatrin. Duke i cilësuar si premtime boshe ato që kryedemokrati u ka bërë artistëve, kryebashkiaku shkruan se meqënëse Basha është ngritur në protestë për kushte më të mira të artistëve, mund të ofrojë godinën e selisë blu, duke theksuar se ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore që ta mbajë atë.

“Duke qene se PD sot nuk ka ASNJE përfaqësues në parlament, këshilla dhe bashki, atëherë ligjërisht s’mund të ketë selinë e stërmadhe PRONE PUBLIKE të SHQUP-it me 0 të zgjedhur. Një mundësi ideale që LB t’ua japë artisteve e ta mbaje fjalën qe SOT, e jo KISMET për kushtet e mira”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?