Veliaj batuta me vullnetarët: Sytë hapur, mund të gjeni fatin e jetës në aksione
Ka kaluar mes batutave takimi i kryebashkiakut, Erion Veliaj, me të rinj vullnetarë që do të asistojnë në mbarëvajtjen e maratonës të dilenë e kësaj fundjave.
Veliaj u tha të rinjve se aksione të tilla janë mënyra më e mirë sesi ata mund të vihen në kontakt me shoqëri të reja, madje edhe me dashurine e jetës.
“Mënyrë më të mirë për të bërë një shoqëri të re sesa kur e shikon tjetrin në punë. Kur e takon tjetrin në kafe që gjithmonë mundohet të të impresionojë, të bëjë si i zgjuar, nuk është mënyrë e mirë.
Kur e shikon si i trajton të tjerët, si e trajton të dobëtin, dikë në nevojë, si i trajton kolegët e tjerë, mënyra, njerëzillëku, pra aksioni është mënyra më e mirë për të njohur dikë. Kështu që mbani sytë hapur se mund të njihni një njeri që mund ta keni shok dhe shoqe gjithë jetën.
Pastaj jetës nuk i dihet, e filloni me shoqëri dhe përfundoni me Lalin në tarracë duke u celebruar. Qeshni por shumica e historive kështu janë.
Kur i takoj ato çiftet para celebrimit, i pyes si jeni njohur? Ja kështu na solle një ditë, ishim në aksion pastrimi.Pastro unë, pastro ajo, u mbush thesi e çuam bashkë etj etj. Por fokusi tek maratona pastaj këto të tjerat”- u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

