Veliaj: Berisha e ka caktuar që Këlliçi do fitojë primaret, mezi e pres fushatën
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar procesin e Primareve në PD, dhe kandidatët që do të jenë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Veliaj tha se Sali Berisha e ka caktuar se kush do e fitojë garën, duke iu referuar kështu deputetit demokrat, Belind Këlliçi. Sipas tij, 6 kandidatët e tjerë lodhen kot, ndërsa shtoi se mezi po e pret fushatën.
“Kur vjen cirku në fshat të gjithë klounët dalin ta përshëndesin. A më kanë ardhur fjalët e sharjeve, unë s’jam njeriu i sharjeve. Nuk voton njeri aty. Aty është vetëm Saliu. Ata flasin që të impresionohet vetëm një njeri. Një demokrat thotë, mos gënjeni kaq trashë. Ata duan vetëm një votë, atë të Saliut. Saliu e ka ndarë. 6 të tjerët lodhen kot.
E keni fjalën për Këllëçin?
Është evidente.
Mezi pres fushatën. Tirana nuk do këtë lloj gjuhe dhe këtë lloj sjellje. Nëse fillon kjo historia e sharjeve unë nuk jam pjesë e këtij cirku. Sa herë e kanë drejtuar këta sharësit Tiranën ka shkuar keq e më keq”, tha Veliaj në Report Tv.