Veliaj: Berisha e Meta nuk janë burra, të zbresin nga ballkoni dhe paralelja dhe të shkojnë në SPAK

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka folur edhe për liderët e opozisës, për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Veliaj u shpreh se ish-kryeministri duhet të zbresë nga ballkoni dhe kreu i Partisë së Lirisë të zbresë nga paralelja dhe të shkojnë në SPAK, veprim të cilin ata nuk e bëjnë sepse sipas tij “nuk janë burra”.

“Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. 

Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes, kanë vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët. Shumica e analistëve, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri, burra nga 55 vjeç rrinë si të eksituar dhe shqyejnë çdo gjë që u del para”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?