Veliaj: Bursë për ata që dalin me 10-ta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi shkollën “Ismail Qemali” për të uruar nxënësit mbi fillimin e vitit të ri shkollor dhe ku premtoi dhënien e bursës për ata që dalin me nota të shëlqyera.

“Ne do t'i propozojmë Këshillit Bashkiak në vitin e ri buxhetor që këtë traditë ta kthejmë, jo sepse këto para që jep Bashkia i ndryshojnë gjithë jetën ekonomike të familjes së atij nxënësi, por është një mënyrë për të kthyer një modë që qyteti ka  shumë nevojë, për të respektuar ata që punojnë fort, ata që mësojnë fort, ata që kanë talent e jo vetëm këta të fortët dhe përtacët që vetëm bëjnë muhabet gjithë ditën”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se kjo inicativë e  bashkisë për t’u dhënë një bursë studentëve më të mirë është gjëja më e bukur që mund të bëhet në një qytet që ka nevojë për modele të reja dhe pozitive.

Më tej, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se shkolla “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të bëhet shkollë model për projektin “Shkolla komunitare”.

Sipas tij, shumë prej nxënësve do t’u kërkohet që të angazhohen ose në aktivitete sportive, ose në aktivitete që ndihmojnë të gjithë njësinë administrative nr.2. 

“Vetëm kur i gjithë komuniteti ta trajtojë shkollën si një pasuri të veten, atëherë do të kemi realisht shkollë të suksesshme, jo vetëm gjatë orëve të mësimit, por gjatë gjithë orëve të ditës”, theksoi Veliaj.

SHKARKO APP