Veliaj: E Diela më e bukur e Pranverës në Kryeqytet!

Ka qenë një e diel ndryshe ajo e djeshma edhe për të gjithë ata qytetarë që nuk preferuan periferitë e Tiranës, por qëndruan të shohin një nga spektaklet e garave me kuaj. Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj, organizuan në aneksin e stadiumit “Selman Stermasi” garën ndërkombëtare të kërcimit me kuaj ku morën pjesë 12 garues profesionit, nga vendi dhe rajoni.

 Sport ky që ka ngjallur kuriozitetin e shumë qytetarëve që kanë mbushur shkallët dhe gjithë hapësirat e tjera për të ndjekur performancën e parë të këtij lloji në vendin tonë. “E Diela më e bukur e Pranverës në Kryeqytet! E transformuam sheshin “Dinamo” në një pistë të vërtetë kalërimi për fëmijët e familjet. Sport, muzikë, vallëzim, e dhjetëra lojëra nga stafi ynë i përkushtuar i Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë”, shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetin social facebook, duke postuar edhe një set fotosh nga gara me kuaj.

kuaj1 kuaj2 kuaj3 kuaj5 kuaj 6

SHKARKO APP