Veliaj flet për mediat, Noka nuk i ndahet as jashtë Komisionit

Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi iku nga mbledhja e komisionit të Medias, ku i kërkohej që prej fillimit të saj të dilte jashtë pasi deputetja e PD Albana Vokshi në cilësinë e kryetares tha se ai ishte i paftuar, ka folur edhe për gazetarët duke shpjeguar projektin ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por ndërkohë, deputeti demokrat Flamur Noka dhe Klevis Balliu që po zbrisnin shkallët i kanë ndërprerë sërish fjalën Veliajt.

“Po ta keni vënë re e kam me pasion këtë punë e sa është mundësia për ta lartësuar Tiranën, e kam bere por nesër do jemi në Barcelonë dhe u ftova nga 2/3 e komisionit dhe thashe po i bejme sot te dyja degjesat. Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth dhe jo seancë për tu dëgjuar. …ky ligj s’është që prish teatrin as që e ndërton por që hap një negociatë dhe thotë të bëjmë një teatër që ndoshta xhepi nuk na e mban por si rasti i stadiumit të kemi nje Teater te ri. PD u themela në një shpi te zona e Kavajës, sot ëstë te SHQUP, atyre personazheve që po silleshin si vandalë që se dinë ku është teatri jo më të kenë parë një shfaqje nga fillimi në fund, pra kishin nevojë për zgjerim. Zaptoi SHQUP-in sa humbi zgjedhjet. Një parti që edhe pse rrihet nga zgjedhja në zgjedhje duhet të zgjerohet …

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërhyn Noka

Swiss Digital Mobile Reklama

nok2nok3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?