Veliaj : “Fondet për sportin, jo më për fushata”

 

Stacioni i sotëm i kandidatittëkoalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte dëgjesa me sportistët dhe problematika e shqetësimet e tyre lidhur me terrenet spotive në kryeqytet.Veliaj tha se Tiranës i nevojitet një qasje ere,ku drejtuesi i qytetit duhet të dëgjojë shqetësimete qytetarëve.

“Unë e di çfarë është premtuar në katër vitet e kaluara. E di se është premtuar qendra multifunksionale sportive që nuk u bë kurrë. E di se u premtuan terrene në çdo njësi, që nuk u bënë kurrë. E di se u premtua një financim për sportin që nuk erdhi kurrë. Sot Bashkia Tiranë është bashkia me përqindjen më të vogël të harxhuar për sportin në Republikë, me më pak se 1% e buxhetit”, u shpreh Veliaj. Mandej ai shtoi: “Ijap të drejtë doktor Halimitkurthotë se gjendja e terreneve sportive dhe e sportit në Tiranë është mjerane, duke nxjerrë në pah premtimet e parealizuara nga kryebashkiaku,kryetar i partisë së tij”.

Veliaj tha se Këshilli bashkiak kaakorduar800 000 dollarë për klubin e Tiranës dhe më pas u dha vetëm 260  mijë dollarë, se pjesa tjetër ishte shpenzuar për fushatën e 2013-ës. “Nëse do them që do kemi 100 mijë lekë për sportin, aq do të kemi vërtetë. Aq sa kemi në plan për të shpenzuar për sportin, aq do të shpenzojmë për sportin. Jo si Lulzim Basha që u shkonte lojtarëve të Tiranës në dhomat e zhveshjes dhe u thoshte: do të keni 100 mijë euro premio po fituat këtë ndeshje. Dhe një muaj pas kësaj, u shkoi sërish e u tha po fituat edhe këtë ndeshje, do t’ju jap 100 mijëshen e parë dhe 100 mijë të tjera. E nuk u dha asgjë”, iu përgjigj Veliaj shqetësimit të sportistëve lidhur me klubin e Tiranës.

Veliaj nënvizoi se ka nevojë për një administrim tëpërbashkët,pa fragmentime politike,në administrimin e territorit, për të bërë të patur një administrim më strategjik të tij dhe politika në favor të zhvillimit. Sipas tij, prioritet do të jetë një program i përbashkët që mundëson integrimin e qytetit me zonat rurale.

“Aty ku ata premtuan superqendrën sportive, sot kemi superpallate. Por, falë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kemi një projekt për sportin dhe me 44 terrenet sportive të mundësuara në këto vite nga MAS, janë përfshirë dhe njësitë vendore. Por,bashkia nuk ka qenë e aftë të përthithë këto fonde në funksion të sportit dhe të terreneve psortive, ndonëse qeveria akordoi fonde për 5 terrene sportive.Unë do të angazhohem që sa më shumë shkolla t’i trasferojnë terrenet e tyre sportive në funksion të komunitetit dhe në kuadër të projektit Shkolla Qendër Komunitare”, u shpreh Veliaj.

 

Ai shtoi se do të investohet për përmirësimin dhe rehabilitimin e këtyre terreneve, të cilat paradite do t’i shërbejnë nxënësve dhe pasdite do t’i shërbejnë gjithë komunitetit. “Kemi një angazhim të madh që të rimarrim hapësirat e zaptuara dhe t’ia kthejmë ato qytetit. Do shohim rrugë më rrugë e lagje më lagje, ku ka hapësira të zëna ose që sapo janë cliruar nga aksioni i INUK, e do t’ia rikthejmë ato sërish publikut në formën e hapësirave sportive e rekreative”, tha Veliaj.

 

Ai theksoi nevojën për një aleancë tëre mes qytetarëve dhe institucionit të bashkisë. “Qyteti duhet t’u rikthehet njerëzve sepse atyre u intereson cilësia e ajrit, e mjedisit dhe hapësirave tashmë të uzurpuara në funksion të interesave të ngushtatë ndonjë biznesi”, shtoi Veliaj.Më tej, ai vuri në dukje se që në ditën e parë të punës do të kërkojë një audit për të parë e për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që ka shpërdoruar fondet e bashkisë.

 

SHKARKO APP