Veliaj fton fëmijët në aktivitetet: “Eja Luaj” dhe “Lagjja Pedalon”
Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, qyteti i mundësive dhe një nga piketat më të rëndësishme të turizmit, por edhe qyteti i fëmijëve. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, përmes një galerie fotosh, kryebashkiaku, Erion Veliaj ka ftar fëmijët t’i bashkohen projekteve “Eja Luaj” dhe “Lagjja Pedalon”, aktivitete që e shndërrojnë çdo lagje të Tiranës në një hapësirë ku fëmijët luajnë , mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit.