Veliaj fton qytetarët t’i bashkohen koncertit të Krishtlindjeve në sheshin Nënë Tereza

 

 

Të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që të presin ditën e Krishtlindjeve në aktivitet e organizuara nga Bashkia e Tiranës. Për herë të parë 100 artistë do të ngjiten në skenë për ofruar një koncert muzikor që fillon në orën 18:00.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të dalin nga shtëpitë dhe t’i bashkohen festës së madhe që bashkia ka organizuar. “Këngë Krishtlindjesh, verë të ngrohtë dhe shumë, shumë argëtim. Dil nga shtëpia e bashkohu me festën”, shkruan Veliaj në rrjetin social Twitter.

Në këtë koncert do të interpretojnë tenori Armando Kllogjri, mezzosoprano Ivana Hoxha, soprano Erinda Agolli, Orkestra Frymore e Tiranës dhe kori i bashkuar, nxënës të Shkollës Kombëtare Koreografike dhe mjeshtri koncertues, Panos Vlachos, dirigjent i parë i Orkestrës Frymore Athinë. Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, artistët do të interpretojnë edhe pjesë të zgjedhura muzikore nga “Traviata”, “Turandot” dhe vepra të tjera të njohura operistike.

“Bashkia e Tiranës fton qytetarët që sot në orën 18.00, t’i bashkohen koncertit “Krishtlindje në Tiranë” në sheshin “Nënë Tereza”. Për herë të parë, artistë shqiptarë e të huaj presin së bashku me publikun festën e Krishtlindjeve në Kryeqytet. Aktivitetet nisin nga ora 18:00, për të vijuar me një program që do të finalizohet me interpretime të orkestrës frymore të Tiranës dhe korit të bashkuar”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Veç këngëve të njohura të Krishtlindjeve, artistët do të interpretojnë edhe pjesë të zgjedhura muzikore nga “Traviata”, “Turandot” dhe vepra të tjera të njohura operistike.

SHKARKO APP