Veliaj: Hapësirat e zëna publike ua kthejmë të gjelbëruara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të nismës “Mbill një pemë” ka nisur mbjelljen e pemëve jo vetëm në vendet që mungonin, por dhe në ato hapësira që i janë kthyer publikut.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nëpërmjet statusit të tij social Facebook, shprehet: “#MbillNjëPemë: Hapësirat e zëna publike ua kthejmë të gjelbëruara”.

“Kudo ku Bashkia e Tiranës ka krijuar dhe rimarrë hapësira publike, po ua kthejmë ato qytetarëve, duke i rikualifikuar me pemë, stola dhe kosha mbeturinash”, shprehet Veliaj, duke sjellë disa foto nga puna e bashkisë së Tiranës në mbjelljen e pemëve.

SHKARKO APP