Veliaj i dhuron ”Çelësin” Orës: Simbol për dikë që vlerësojmë shumë

”Çelësi i qytetit”, është një simbol që ia dhurojmë dikujt që vlerësojmë shumë, është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ia dorëzoi këngëtares me famë botërore Rita Ora.

Mbrëmjen e kaluar Rita dhuroi emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët kishin mbushur si asnjëherë tjetër sheshin ”Skënderbej” për të shijuar hitet e saj. Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida dhe kulmoi kur në shesh mbërriti Rita Ora.

“Your song” ishte kënga e parë e Rita Orës, që elektrizoi jo vetëm skenën, por gjithë të pranishmit në sheshin “Skënderbej”, ndërsa spektakli vijoi me të tjera këngë hit të saj. Në repertorin e saj nuk mungoi as një surprizë për shqiptarët: miksimi i një prej hiteve më të mira të Rita Orës me një nga vallet më të njohura të trevave shqiptare, asaj të Rrugovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, para se të ngjitej në skenën e sheshit “Skëndërbej” këngëtarja Rita Ora, e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e falenderoi atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të ri, dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi asaj Çelësin e Qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?