Veliaj i dhuron Luigi Sorecës dajren tironse: Mos harro, Tirana është shtëpia jote e dytë (FOTO)

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca,ka marrë një dhuratë tepër të veçantë nga kryebashkiaku Erion Veliaj me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për “Çelësin e Tiranës” të cilin e mori pak ditë më parë zyrtarisht, por për një dajre tironse.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, në një ambient festiv ku nuk munguan as ambasadorë të tjerë, Veliaj ka përzgjedhur që ambasadorit Soreca t’i japë një instrument muzikor që lidhet drejtpërdrejt dhe me kulturën tonë.

“Faleminderit për punën e vyer në Shqipëri, i dashur Luigi. Suksese në detyrën e re dhe mos harro, Tirana është shtëpia jote e dytë! P.S Jam i sigurt se kjo dajre tironse do të ta kujtojë gjithmonë”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP