Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: U paraprijmë emergjencave; për banorët e Zall Herrit shtohet një hapësirë të gjelbër”

Ura e Çerkezës në Zall Herr po rehabilitohet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se më parë ura bëhej e pakalueshme sa herë që kishte shira, pasi niveli i ujit ngrihej mbi nivelin e urës.

Tani tha ai niveli i urës është ngritur dhe gjithashtu është zgjeruar me dy korsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur kishte shi niveli i ujit ngrihej mbi nivelin e urës dhe ajo bëhej e pakalueshme. Në të gjitha ndërhyrjet që kemi bërë në zonën e Zall Herrit, si për ngritjen e nivelit të urës, zgjerimin e saj me dy korsi, sërish jemi përgatitur edhe me një hapje të shtratit të lumit, për t’u siguruar që kemi bërë të njëjtën gjë si me Lumin e Lanës, Lumin e Tiranës dhe Lumin e Tërkuzës”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se kjo vepër do të shërbejë edhe si një hapësirë rekreative në mënyrë që të frekuentohet nga banorët e zonës.

“Përforcimi i digës së Çerkezës ka potencialin që, përveçse si rezervuar që ndihmon vaditjen e tokës bujqësore, të jetë edhe një hapësirë e jashtëzakonshme për park, si në Farkë. Pra, të kthehet në një hapësirë rekreative dhe të gjelbër për qytetarët. Pra, hapi i radhës, tani që u bë rruga, u bë ura, u bë argjinatura, u bë edhe diga, është të sigurohemi që ta përdorim edhe si një park për komunitetin”, tha më tej Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?