Veliaj ironizon premtimin e Këlliçit për transport falas: Fushatë inteligjente është të merresh me ide
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kandidon sërish në zgjedhjet e 14 Majit, thotë se në këtë fushatë do të premtojë vetëm gjëra që mund t’i bëjë. Në një intervistë për “Opinion”, Veliaj u shpreh se nuk dëshiron që të merret me kundërshtarët, por zgjedh që fushatën ta zhvillojë në bazë të ideve dhe jo sharjeve. Premtimin e kundërshtarit të tij Belind Këlliçit për transport publik falas, ai e ka cilësuar të parealizueshëm, ndërsa nuk i kurseu ironitë.
“Është si të thuash do ul prodhimin e rrushit, dhe do shtoj sasinë e verës. Po përgatitemi për fushatën. Nuk është hera e parë, në 2015 kemi pasur një përballje të ngjashme, kështu që do pres vendimin e KQZ kush janë të gjithë kandidatët. Secili bën llogaritë e veta, të cilat tregojnë se kemi epërsi në 5 bashkitë, jemi në këtë fushatë sepse kemi pasion.
Këto 5 bashki sot janë duke kaluar periudhën më të mirë. Duam t’i çojmë gjërat më lartë, por një fushatë inteligjente është ajo që nuk merret me të tjetër por me idetë tona. Pres që kjo të jetë një fushatë idesh dhe jo çjerrjesh, fyerjesh dhe sharjesh. Nuk mund të premtosh edhe të ulësh tasash edhe të shtosh shpenzimet. Si mund të ulësh prodhimin e rrushit dhe të shtosh prodhimin e verës. Disa njerëz kanë vendosur të humbasin ehe rezultatin edhe fytyrën. Në 15 maj kush gënjeu do harrohet, por kush fito duhet të mbajë premtimet.
Ne kemi marrë ekspertët më të mirë të botës për eksportin. Ne po konsiderojmë bonusin social, që të kenë paketë që shton plus paketës së qeverisë, e po ashtu edhe transportin falas. Unë do premtoj vetëm gjëra që mund të bëhen”, tha Veliaj.