Veliaj: Ja si ia “mblodhi” polici bashkiak tre italianëve që…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer një episod ku tre studente italianë, të cilët pasi kishin përfunduar piknikun në kodrat e parkut të madh të Liqenit lanë plehrat në vend.
”Pak më parë ishin tre studentë italianë që pasi mbaruan piknikun, lanë qeset aty. Vajti polici i bashkisë dhe u tha: ”Më fal se keni harruar plehrat”. Ne shqiptarët kur shkojmë në Itali jemi korrektë, italiani kur vjen këtu nuk sillet… pse? Sepse sillet sipas sistemit. Po të jetë sistemi rrumpall sillet si rrumpallë dhe po ka ngelur steriotipi që në Shqipëri ti mund të hedhësh plehrat kudo, edhe italiani, edhe zviceriani edhe gjermani kështu e bëjnë. Në momentin që as këtu nuk lejohet, atëherë do të sillet si në Itali, se në Itali nuk do e bënte. Edhe shqiptarët sa mirë që sillemi në perëndim?! Hajd të sillemi si andej. Ai i foti që vjen me targa angleze në verë, në Angli harroje ta beje kete se e marrin zgupthi, kurse në Shqipëri e bën”,-tha Veliaj.
Më tej, ai theskoi se: ”Mesazhi që japim në Tiranë është: Si jashtë shtetit! Ndoshta jo çdo gjë është perfekte se e kemi nisur vonë zhvillimin, por nëse s’e ke bërë atje, mos e bëj as këtu”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës për Ora News.
KOHA JONË SONDAZH

