Veliaj: Jemi palë me INUK jo me betonin

 

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e ndërtimeve në digën e Liqenit, ka reaguar kandidatit i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shprehur mbështetjen për Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kandidati Veliaj premtoi se në krye të Bashkisë së re të Tiranës do të jetë palë me INUK edhe për lejet e fundit ndërtimore të dhëna nga kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajm i mirë: Me vepra, jo me fjalë fushate! Gjykata e Apelit sapo vendosi në favor të INUK për Pallatin tek Diga e Liqenit – NDËRTIMI PEZULLOHET! Faleminderit të gjithë qytetareve që besuan dhe mbështeten aksionin tonë për të ruajtur Parkun e Liqenit. Patëm kurajon ta denonconim konkretisht e t'i shkonim gjer në fund, kjo është fitorja jonë e parë kundër modelit të SHQUP-it në Bashki. Në 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se kë model duan për ta çuar Tiranen në ‎Drejtim e Duhur!”, shkruan në faqen e tij kandidatit i koalicionit të majtë. Ai theksoi se “nën administrimin e ri, Bashkia e Tiranës do jetë palë me INUK dhe qytetarët dhe jo me betonin, si për këtë leje tek diga ashtu dhe 60 lejet që SHQUP-i dha pabesisht në prag fushate e që do shohin të njëjtën betejë për anulim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?