Veliaj jep lajmin e mirë për pedaluesit: Gati korsia e parë e biçikletave në rrugën “Sami Frashëri”
Një lajm i mirë vjen për ata që kanë zgjedhur që nëpër Tiranë të lëvizin me biçikletë dhe punët e përditshme t’i kryejnë me të. Edhe pak është gati korsia më e re e biçikletave në një nga rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugën “Sami Frashëri”, ndërsa lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku në një status në Facebook, shkruan se ky është një lehtësim për pedaluesit, të cilëve deri dje u duhej të kalonin përmes makinave në atë aks.
“Hej, goca e çuna! ? Biçikletat me vete ?? se për pak e kemi gati segmentin e parë të korsisë së biçikletave në rrugën? “Sami Frashëri”. Një lehtësim i paparë për padaluesit, që deri më dje u duhej të depërtonin përmes rradhëve të ??, e që nga sot mund ta shijojnë qetësisht e brenda gjithë standardeve rrugëtimin e tyre.???? Ta gëzoni yje!”, shkruan Veliaj.