Veliaj jep lajmin e mirë, TVSH zero për autobusët dhe automjetet elektrike

Tirana pritet që të jetë një nga kryeqytetet e para në Ballkan për numrin e autobusëve dhe të automjeteve elektrike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj propozoi uljen e TVSH për autobusët dhe mjetet elektrike, duke sjellë në këtë mënyrë edhe mbrojtjen e mjedisit dhe të jetës së qytetarëve. ”Duam që të propozojmë TVSH-në zero për autobusët dhe automjetet elektrike. Pra nuk janë mjete që tashmë qarkullojnë dhe ti po i heq nga bilanci yt. Është diçka që ka bërë me shumë sukses Norvegjia. Miqtë tanë përtej Adriatikut, dhe Italia e ka futur, madje ka shkuar edhe më larg për pesë vite makinat elektrike nuk paguajnë fare as taksat e qarkullimit. Nuk po them të shkojmë aty, sepse për sa kohë makina qarkullon këto detyrime janë. Edhe pse Drejtoria Rrugore, tashmë ka dhënë incentiva për mjetet elektrike me zero ndotje. Besoj që do të ishte një risi në Ballkan, do ishim të parët që e bëjmë këtë punë. Shqipëria ka një fakt që 99,9% të energjisë e prodhon hidro”.

Veliaj prezantoi edhe një projekt shumë të rëndësishëm që pritet të implementojë Bashkia e Tiranës për ta kthyer liqenin e Bovillës edhe në një impiant të energjisë solare. ”Tani kemi edhe disa projekte që edhe Bashkia e Tiranës, por edhe qytete të tjera apo përfshijnë energjinë solare. Ne kemi planifikuar që disa nga kompanitë kryesore, botërore me famë për energjinë solare. Ideja më inovatore për të përdorur të njëjtin liqen që sipër prodhon energji dhe poshtë ujë për qytetin, na duket brilante. Por që ta mbyllim këtë cikël na duhet që konsumi i kësaj energjie të përfundonte i pastër kur vjen puna te mobiliteti dhe lëvizshmëria”.

Nga ana tjetër, ai tha se: ”Propozojmë edhe me një kërkesë të shumë operatorëve që janë gati të tranformojnë linjat e tyre në linja elektrike, por edhe çmimi i një mjeti elektrik është më i shtrenjtë, pra bie më lirë me diesel me naftë, por është i vetmi faktori ndotës. E provuam me taksi dhe kemi një situatë ku gjysma e flotës së Tiranës po shkon elektrike vetëm se Bashkia uli burokracinë. Në vend që dikush të presë për një licensë elektrike, 5, 6 apo 7 vite ne japim për 24 orë nëse ti vjen me mjet elektrik. Po të jemi në një incentivë të ngjashme edhe për qytetarët e thjeshtë dhe për bizneset, autobusët dhe makinat elektrike të ishin pa TVSH besoj do të kishim një lajm të mirë”.

SHKARKO APP