Veliaj: Ka ende ditë me diell për të pedaluar në Tiranë
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nisur ditën duke pedaluar në biçikletë, si një apel për nisje të mbarë për stinën e vjeshtës që qytetarët të përdorin sa më shumë biçkletat.
Një nga politikat e bashkisë së Tiranës ka qenë futja e sistemit të biçikletave në kryeqytet, duke shtuar korsitë e biçikletave dhe stacionet e tyre.
Në këto ditë të nxehta vjeshte, Veliaj orienton qytetarët drejt pedalimit.
“Një javë të mbarë të gjithëve!Stina e verës thuajse mbaroi, por kemi ende plot ditë me diell për të pedaluar në Tiranë”, shprehet Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

