Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3-të, kam bekimin e Ramës
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama.
Gjatë një në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report Tv, Veliaj tha se dëshira e tij është që të mbyll të gjitha punët e nisura në Tiranë dhe se ligi ia lejon edhe një mandat të 3-të.
“Me ligj e kam edhe një mandat të tretë, duhet të mbarojmë disa projekte që kemi nisur, Piramida, Unaza e madhe, Kopshti Zoologjik dhe Botanik, dua të çoj deri në fund projektin e bregut të lumit. Dëshira dhe pasioni im është të jem sërish në krye të Bashkisë Tiranë. Kam marrë bekimin e lidershipit të PS”, tha Veliaj.