Veliaj: Këshilli i Qarkut 1000 vlerësime për tërmetin në kohë rekord

Pasditen e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës lidhur me situatën e emergjencave, ku u miratua lista me 500 dëmshpërblime për të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit, si dhe u shpjegua procedura që duhet të ndjekin qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit për të përfituar bonusin e qerasë për 1 vit.

Pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë, 500 dosje për dëshpërimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shator 2019. Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për një pjesë të praktikave ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë.

Kryetari i Bashkisë në fjalën e tij ndërsa falënderoi kreun e Qarkut Aldrin Dalipi tha se Këshilli i Qarkut Tiranë ka dërguar pranë Këshillit Bashkiak listën me 500 dosje të tjera në një kohë rekord.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimi më i rëndësishëm dhe për këtë dua të falënderoj Aldrinin, Kryetarin e Këshillit të Qarkut, që kanë punuar non-stop, që për dëmshpërblimet në pagesë cash, siç bëmë 2 herë, pra 1 herë me 51 dhe 1 herë me 507 dëmshpërblime, edhe sot kemi 500 dëmshpërblime të tjera duke dëmshpërblyer kështu mbi 1000 familje” tha Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit të Bashkiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?