Veliaj-Kosova, biseda pa mikrofon

 

Dy kandidatët e Tiranes ishin sot perballe dhe ndonese Kosova i ka rreshqitur nje debati ne media me Veliaj, dje ishte ne forme. Ne te vertete te dy jane intelektuale, ndonese jane partite qe i shpojne nga pas kunder njeri tjetrit. Pak me shume eshte PD-ja qe nuk e don nje takim me kandidatin e Rames. 

Lajmi i vetëm i konferencës “Sfida dhe mundësitë për Tiranën” që organizoi Dhoma Amerikane e Tregtisë me 6 kandidatët për të zënë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës ishte shtrëngimi duarve mes dy kandidatëve Halim Kosova dhe Erion Veliaj. Ata shkëmbyen edhe disa batuta me njëri – tjetrin dhe që u dëgjuan vetëm nga pak persona që ndodheshin pranë tyre.

BISEDA PA MIKROFON

Kosova: Si je, mirë?

Veliaj: Si të shkojnë punët?

Kosova: Dëgjo një minutë. Që të mos heqësh sikletin që hoqa unë atë mikrofonin mos e vër në vesh, por mbaje në dorë.

Veliaj: Unë improvizoj gjithmonë. (Veliaj i jep dorën Jorida Tabakut) Jorida si je ti?

(Kosova kthehet i flet sërish Veliajt)

Kosova: Ke fillu të më ngjash. (qesh)

Tabaku: Edhe improvizon, edhe sajon. Hajde.

Veliaj: Se di, por te lagjja jote kam thënë të vërtetën.

Tabaku: Jo jo. Te imja jo njëherë.

SHKARKO APP