Veliaj: Kufizim qarkullimit, nxënësit të mos humbasin asnjë orë mësimi

Nga e hëna e ardhshme për gjatë orëve të ditës do ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve që furnizojnë dyqanet, market apo supermarketet me mallra të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot në një takim me 24 administratorët e Njësive Administrative, planin e masave për të normalizuar qarkullimin rrugor në orët kur shkojnë dhe kthehen nxënësit nga shkollat. Masat përfshijnë kufizime të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës.

“Të gjitha masat që ne prezantojmë sot kanë si qellim që ti vijmë në ndihmë nxënësve. Që nga e hëna do hyjnë në fuqi këto rregulla. Sipas një studimi, çdo javë secili nxënës humb 5minutatë orës së parë të mësimit për shkak të trafikut të rënduar. Qyteti ka 100 mijë nxënës dhe për 5 minuta vonesë për secilin kemi 500 mijë minuta të humbura në javë, që bëhen 8,333 orë mësimi të munguara në një javë. Ndërkohë që në një muaj, nxënësit e Tiranës tonë humbasin 32 mijë orë mësimi!”, – tha kryetari i Bashkisë në fjalën e tij.

Më konkretisht, plani i lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës përfshin kufizim 24 orë i mjeteve në brendësi të unazës së vogël, përveç veturave, urgjencave, zjarrfikësit dhe autobuzëve urban.

Ndërkohë që nga ora 06.00 – 09.00 dhe 16.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave. Ndërsa nga ora 6.00 – 20.00 do ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton (në Unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në rrugët Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Elbasanit dhe Blv Bajram Curri).

Po ashtu, nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton (në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse në të) Nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton (në akset kryesore hyrëse në qytet) Ndërkohë që subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit. Kryetari i Bashkisë prezantojë dhe një paketë të dytë masash që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit të fëmijëve në shkollë. Masat e bëra publike sot nga kryebashkiaku Veliaj konstatojnë në vendosjen e një sinjali rrugor “AUTOBUS SHKOLLOR”, në të gjitha rrugët e qytetit, buzë trotuareve në afërsi të shkollave.

Gjithashtu, autobusët që transportojnë nxënësit në shkollë identifikohen me simbolin sinjalistik përkatës, i vendosur në katër anët e autobusit, përpara anash dhe pas. Ndërkohë që simbolet sinjalistike dhe logoja, duhet të jenë mbi mjetin e lyer tërësisht, me ngjyrë të verdhë në portokalli. Lyerja e mjeteve dhe vendosja e shenjave dalluese, dihet të bëhet brenda 30­ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Urdhri.

Ndërkohë, si masë lehtësuese për qarkullimin më të shpejt është vendosur që çdo mjet shkollor lejohet të përdorë korsitë e dedikuara për Autobusët Urban Qytetës. Gjatë fjalës së tij kreu i Bashkisë u ndal edhe në gjendjen e shkollave, të cilat siç theksoi ai në një numë rtë konsiderueshëm gjenden në gjendje aspak të pranueshme. Ndaj ai kërkoj nga komuniteti i biznesit dhe bordet e prindërve që ashtu siç u veprua edhe me çerdhet, të mund të vijnë në ndihmë për restaurimin në mënyrë që ato të jenë gati në nisjen e sezonit të ri shkollor.

“Janë disa gjera që nuk mund të presim procedurat e tenderimit. Situata kjo është por ne nuk do dorëzohemi, do gjejmë alternativa siç bëmë me çerdhe. Disa kanë nevojë për ndërhyrje të thjeshta dhe disa për ndërhyrje më të thella si ndërhyrje inxhinierike. I kërkojmë kryetarëve të njësive të bëjnë një bilanc të gjendjes së këtyre shkollave”, – tha Veliaj. 

SHKARKO APP