Veliaj: Kundërshtari ka ricikluar premtimet e pambajtuara në programin e tij

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot programin për transportin urban dhe parkimet në kryeqytet, ndërsa theksoi se në 4 vite janë bërë investime të pakëta pa cilësi. Ai u shpreh gjithashtu se me hartën e re administrative sipas të cilës Tiranës i bashkohen edhe 13 komuna të reja transporti publik nuk mund të funksionojë vetëm brenda unazës së kryeqytetit.

“Çdo ditë në Tiranë qarkullojë 140.000 makina. Mesatarisht secila makinë bën 4­5 rrugë në ditë. Ndodhin 800.000 udhëtime në ditë. Këto shkaktojnë problem të jashtëzakonshëm me trafikun. Në 4 vitet e fundit edhe transporti publik ka pasur degradim. Gjysma e banorëve të Tiranës përdorin autobusin dhe transportin publik. Tirana e re e 21 qershorit do jetë një Tiranë ku bashkohen 13 komuna të tjera. Nuk mund të kemi transport publik që i shërben vetëm unazës së Tiranës pa integruar edhe rrethet. Në 4 vite nuk u krijua një vend parkimi shtesë.”­ u shpreh Veliaj.

Kandidati i ASHE-­së duke folur për vendet e parkimit, tha se në 4 vitet e shkuara nuk është ndërtuar asnjë vend i ri parkimi dhe për këtë akuzoi qeverisjen e Bashës. Duke firmosur kontratën me qytetarët për sigurinë rrugore, trafikun dhe parkingjet, Veliaj nuk nguroi të sulmojë programin e prezantuar dje nga kundërshtari i tij, Halim Kosova. Sipas Veliaj, ata kanë ricikluar premtimet e vjetra, të cilat jo vetëm nuk janë mbajtur por janë kthyer në barcoleta. “Pasi nuk i mbjatën premtimet në 4 vite po i riciklojnë të njejtat dhe thonë se janë të burrave të mirë. E mbani mend sherrin që u bë për nënkalimin tek sheshi Rilindja, kush kalon aty e kupton që trafiku nuk është lehtësuar..edhe flamujt u zbehen shtervani punoi dy. tre herë dhe sot është një sipërmarrje e shkatërruar. Ndërtimi i Unazës së Madhe vetëm tani kemi ecur shpejt”, tha Veliaj. Sipas tij, premtimi më spektakolar i tyre ishte ai për tramvajin që është kthyer në barcoletën më të përfolur.

“Dje dëgjova programin, po mirë nëse Luli e kishte premtuar tramvajin dhe projekti ishte i sukseshëm ky tjetri pse nuk e premtoi. Kjo tregon se ne jemi në drejtimini e duhur, pasi edhe ata vetë e kanë kuptuar që njerëzit nuk duan barcoleta por veprime konktrete”. 

SHKARKO APP