Veliaj “liston” shkeljet e SPAK, nënvizon dyshimet për eliminim politik

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i kërkon gjyqtarit të Posaçëm, Erion Bani të shpallë të pavlefshëm hetimin e SPAK kundër tij. Në një material shkresor prej 77 faqesh, të përpiluar nga ekipi ligjor kryebashkiaku i pandehur për 4 vepra penale, i arrestuar prej shkurtit të këtij viti, liston si të parën shkelje regjistrimin e hetimit nga kallëzimi i një personi anonim të identifikuar si Nesti Angoni.

“Vendimi i Prokurorisë për të regjistruar procedimin penal merr pamjen e një aktivizimi të qëllimshëm të ndjekjes penale mbi një bazë që nuk përmbush asnjë standard ligjor, duke e ekspozuar këtë akt si të nxitur jo nga dyshimi penal, por nga nevoja për të reaguar ndaj një sinjali publik të paautorizuar dhe të pasigurt”, thuhet në pretendimet e kryebashkiakut Veliaj.

Prokurori i SPAK, Olsi Dado, zë vend në një nga shkeljet e konsideruara nga mbrojtësit e Veliaj, sipas të cilëve, Dado nuk plotësonte kushtet ligjore për të qenë prokuror. “Çdo akt procedural i ndërmarrë prej tij (prokurorit Olsi Dado) në çështjen penale ndaj z. Veliaj, përfshirë vendimin për regjistrimin e procedimit, kërkesat për masa sigurie, autorizimet për veprime hetimore apo ngritjen e akuzës, janë të pavlefshme në mënyrë absolute”, vijon Veliaj pretendimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësit e Veliajt nënvizojnë shkelje edhe në kryerjen e veprimeve hetimore nga agjentët e BKH para regjistrimit penal nga SPAK, manipulim të afateve, përdorim të ekspertëve të brendshëm e shkelje të privatësisë dhe në përfundim pretendojnë se procedimi nuk ka pasur për synim drejtësinë, por përdorimin e ligjit për të riformatuar vullnetin e sovranit popullor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Motivi i gjithë kësaj sage shkeljesh të rënda proceduriale dhe kushtetuese, nuk është zbardhja e një vepre penale konkrete, por krijimi i një narrative penale për të zëvendësuar garën politike me eliminim procedurial. Dhe kjo, në çdo sistem demokratik, është forma më e rrezikshme e instrumentalizimit të drejtësisë dhe mbivendosjes së saj ndaj sovranitetit qytetar”, pretendon kryebashkiaku Veliaj. /A2cnn/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?