Veliaj me veteranët: Do t’i kthejmë kryeqytetit hapësirat publike

Nga veteranët, kandidati i majtë Erion Veliaj kërkon që në 12 ditë të mbetura nga zgjedhjet vendore, të inkurajojnë banorët të dalin në votime. I shoqëruar nga deputeti i Tiranës, Pandeli Majko, Veliaj premtoi se do ti kthejë veteranve dhe kryeqytetasve, hapësirat publike.

“Do të krijojmë hapësira ku veteranët të kenë mundësi ku me një kosto të ulët të lexojnë gazetat, të pijnë një kafe, ashtu siç Edi Rama bëri deri në vitin 2011″, tha Veliaj.

Ai kërkoi bashkëpunimin e këtij komuniteti për të mundësuar një bashkëveprim më të mirë me bashkinë, ku për 11 minibashkitë dhe 13 komunat që janë sot, të caktohet një përfaqësi që do të mbajë komunikimin me të, gjatë mandatit.

Veliaj tha se në 24 njësitë e reja, bashkia do të ketë 24 partneritete me Komitetin e veteranëve ndërsa do të ketë një fond të vecantë për investimet fizike në infrastrukturë.

“Unë besoj se është pafalshme që të lejojmë vandalizmin e asaj që është kujtesa jonë, shpirti dhe historia jonë. Ndaj do të doja shumë që të kishim një bashkëpunim për të pasur një inventar të të gjithë objekteve që kanë nevojë për restaurim”.

SHKARKO APP