Veliaj: Mos vandalizo, Tirana nuk harron, s’ka më kthim pas tek huri e druri!

Protesta e ditës së sotme ka zgjatur për rreth 5 orë dhe në përfundim të saj ka pasur jo pak dëme, si pemë të thyera, pllaka trotuari të hequra për të goditur kryeministrinë.  Përmes një statusi në Twitter ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka falënderuar qytetarët e Tiranës që u distancuan nga dhuna. Duke kërkuar ndalimin e vandalizimit të qytetit nga protestuesit e dhunshëm, Veliaj siguron se do të rikuperohet çdo dëmtim i bërë qytetit.

“Po pse o pse?  Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira?  Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!   #MosVandalizoTiranën “, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?