Veliaj na njeh me dy heronjtë e heshtur që garantojnë shëndetin e fëmijëve në çerdhet, kopshtet e shkollat e Tiranës

I njihni Ervinin dhe Klodianin? Ata janë kolegë shembullorë të Bashkisë së Tiranës, e të dy kanë një mision të përbashkët – dezinfektimin e çerdheve, kopshteve e shkollave të kryeqytetit.
Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj ka postuar në twitter një pjesëz nga puna e përditshme e dy heronjve të heshtur të kryeqytetit të cilët garantojnë në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë shëndetin e të vegjëlve dhe të nxënësve. “Bravo djema! Lum Tirana që ju ka”, shkruan Veliaj. Janë pikërisht punonjësit e pastrimit, të cilët nuk ngatërrohen mes turmës, por janë të dukshëm kudo përmes punës së tyre.
Ende pa gdhirë, autobotet e pastrimit nisin punën për dezinfektimin e rrugëve, duke bërë të mundur larjen dhe klorifikimin e tyre.
Ndërkaq, punëtorët e qytetit vijojnë çdo ditë punën edhe për dezinfektimin e koshave të mbeturinave, stolave, si dhe larjen e kontejnerëve.

SHKARKO APP