Veliaj ndan momente nga “Parada e Shqiptarëve”: Mezi pres ta vijojmë traditën edhe këtë nëntor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke e cilësuar këtë event si një simbol të bashkimit kombëtar dhe shpirtit shqiptar. Në postimin e tij, Veliaj thekson se Tirana nuk është vetëm një destinacion turistik, por vendi ku shqiptarët nga të gjitha trojet mblidhen për të festuar së bashku. Ai nënvizon se ky aktivitet i kthyer tashmë në traditë do të vijojë edhe këtë nëntor.

“Tirana sot nuk është vetëm një qendër që tërheq turistë nga e gjithë bota, por mbi të gjitha është Kryeqendra e Shqiptarisë. Jam krenar që prej dy vitesh, më 28 nëntor, organizojmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me Albanian Roots, Paradën e Shqiptarëve – aty ku ne shqiptarët e një gjaku mblidhemi nga të gjitha trojet për të sjellë kulturën, traditën e zakonet e trevave ku prej shekujsh jeton gjak shqiptari. E mezi pres ta vijojmë traditën edhe nëntorin tjetër, si një mundësi për t’u bërë bashkë, të gjithë siç jemi, si Shqiptarë”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?