Veliaj ndërpret prononcimin për mediat, urdhëron gjobitjen e qytetarit (VIDEO)

 

Sapo ka marrë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, jemi njohur me vendosmërinë e Erion Veliajt për të pastruar qytetin dhe mos lejuar askënd ta vandalizojë atë. Që në ditët e tij të para në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka treguar vendosmërinë e tij kundër vandalizimit, urinimit në publik e shkatërrimit të pronës së përbashkët. Gjoba e fundit ndaj PD, e cila organizoi protestën gjatë të cilës u vandalizua Tirana, ishte rasti më i mirë për ta konfirmuar këtë.

Por, me sa duket, Veliaj e ka seriozisht me gjithkënd që vandalizon qoftë edhe një shtyllë elektrike të Tiranës. Tema Tv ka mundur të xhirojë sot konferencën e Veliajt me drejtorin e OSHEE, Adrian Çela, për heqjen e shtyllës së tensionit të lartë në rrugën Don Bosko.

Në këtë video do të shihni se si Veliaj ndërpret konferencën e drejtorit Çela, teksa dikush nis e ngjit postera në shtyllën aty pranë. Duket diçka e vogël, por duket se Bashkia e Tiranës nuk fal më askënd, e po vazhdoi me këtë qëndrim, në fund të 4 viteve do të kemi realisht një qytet më të jetueshëm.

SHKARKO APP