Veliaj: Ndërtuam 13 godina të reja konviktesh. Mezi pres të përurojmë Piramidën në pranverë

Në videomesazhin e kësaj jave kushtuar temës së arsimit, kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi me fakte punën e bërë edhe për transformimin e godinave studentore në Tiranë.

“Përkushtimi i Bashkisë së Tiranës nuk ka munguar as për studentët e Tiranës, si ata që janë rezidentë, pra ‘le e rrit në Tiranë’, siç themi ne, apo edhe ata që vijnë nga qytete të tjera, ku ne nuk i shohim si ardhacakë, nuk i paragjykojmë dhe bullizojmë, përkundrazi jemi krenarë që ata vijnë për të pasuruar Tiranën tonë me talentin e tyre, për të krijuar familje këu. Për ta ne kemi ndërtuar 13 godina të reja konviktesh. Janë rehabilituar 16 nga konviktet ekzistuese,” theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Karta e Studentit është një premtim i mbajtur: “Karta e Studentit sot ofron 2,200 shërbime falas dhe çmime të reduktuara për 65,000 studentë. Disa janë publike, disa janë private, por të gjitha japin një kontribut. Me krizën e inflacionit dhe të energjisë, që erdhi si rrjedhojë e luftës së Putinit, përmes Kartës së Studentit ne japim abonenë falas në të gjithë qytetin e Tiranës dhe heqim 50% të kostos së konvikteve,” deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku veçoi Piramidën si investimin më të madh për dijen. “Unë mezi pres që në Pranverë të përurojmë Piramidën. Piramida do të jetë qendra më e madhe, një lloj shkolle, një lloj pallati i studentëve, i të rinjve, i nxënësve, për teknologjinë e informacionit dhe inovacionin, ndoshta më e madhja në gjithë rajonin tonë,” u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj përmendi edhe investime të tjera, si ai i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrit të ri të Kukullave, apo Bibliotekës së re Kombëtare, duke e mbyllur fjalën e tij me bindjen se “Tirana, ditët më të ndritura dhe për arsimin dhe edukimin i ka përpara”.

Ai i quajti mësuesit udhërrëfyes të palodhur drejt dijes, sepse në duart e tyre është e ardhmja e fëmijëve tanë. “Dua t’iu shpreh mirënjohjen time të gjithë mësuesve të Tiranës dhe t’i siguroj mbështetjen time në vijimësi. Mësimdhënia nuk është një punë e lehtë, sidomos në këto vitet e fundit, ku sfidat me të cilat jeni përballur, kanë qenë të jashtëzakonshme. Me gjithë vështirësitë, mësuesit tanë kanë treguar përkushtim edhe përgjegjësi ndaj profesionit të mësuesit. Ndaj, unë jam krenar që Bashkia e Tiranës ka qenë në krah të tyre edhe në këtë rrugëtim”, nënvizoi Veliaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?