Veliaj në njësinë 11: Prioritet pastrimi i qytetit, tregjet janë jashtë standardeve

 

Nëse, Erion Veliaj, do të zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës, menjëherë pas marrjes së kësaj detyrë do të shpallën gjendjen e emergjencës për pastrimin e qytetit.

Deklaratën kandidati i koalicionit të majtë e bëri gjatë takimit me banorë të njësisë 11 në kryeqytet, ku premtoi edhe rikonstruksionin e tregjeve jashtë standarteve.

Veliaj: “Rruga ‘Mustafa Kaçaci’, Rruga ‘Eshtref Frashëri, rruga ‘Don Bosko’ dhe të gjitha rrugët rreth kompleksit Don Bosko, janë në situatë emergjente për mungesën e pastrimit.

Pas 21 qershorit, Bashkia e Tiranës do të shpallë gjendjen emergjente për pastrimin e qytetit”.

Veliaj tha më tej se nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Isa Boletini” nuk do ta kryejnë më mësimin me dy turne, duke premtuar zgjerim të kapaciteteve.

Banorët e njësisë 11 janë shprehur se një shqetësim për ta është edhe prezenca në rrugë e kashëve të pavaksinuara.

SHKARKO APP