Berisha në Parlament: Njerëzit e Soros janë kudo në PS!

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga seanca plenare në Kuvend, teksa kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen pas arrestimit të Erion Veliajt, tha se njerëzit e Soros janë kudo në Partinë Socialiste. ”Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri”, deklaroi Berisha. Seanca vijon që të ketë tension, por Berisha po vijon që të flasë për arrestimin e Veliajt sot me urdhër të SPAK-ut dhe akuzat e shumta janë edhe në drejtim të Soros.

Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se njeriu i Trump në Shqipëri deklaroi se Rama është kukull e “shpifur” e Soros. Sipas tij, me praktikat e Soros u rikthyen persekutimet politike në Shqipëri. ”Njeriu i Trump në Tiranë, Chris Lacivita iu tha shqiptarëve se Rama është kukull e shpifur e armikut të njerëzimit George Soros. Aleati i vërtetë i SHBA është Berisha dhe PD. Fara e keqe e Soros në Shqipëri do ketë fundin e farës së keqe të Soros në Uashington. Me praktikat e Soros rikthyet persekutimet politike. Metën e torturuat si bandit në mes të rrugës. Keni marrë miliona euro nga Soros. Ku është Edi Rama? Ku është?”,-shtoi më tej Berisha.

Gjatë fjalës së tij para se të hynte në Parlament, Berisha teksa sulmoi Ramën, tha se kryeministri është kukulla e miliarderit Xhorxh Soros (kundërshtar i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump). SPAK vijon të jetë organizatë kriminale. Arrestimi i Veliajt është meritë e opozitës dhe qytetarëve. Edi Rama të japë dorëheqjen si kreu i piramidës së krimit në Shqipëri dhe kukulla e Soros”, tha Berisha para se të hynte në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?