Veliaj në SPAK, Alibeaj: U thye një tjetër tabu
Deputeti Enkelejd Alibeaj, komentoi faktin që kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ishte sot pesë orë në SPAK. Ai theksoi se sot u thye një tjetër tabu. Për të po jep llogari në SPAK një funksionar i lartë shtetëror, që është në detyrë dhe nuk është një “ish-funksionar”.
”Hetimet për rastin duket se kanë kohë që kanë nisur. Në këtë rast, ka risi. Ata që janë goditur penalisht kanë qenë ish-a. Veliaj është funksionari i lartë në detyrë i proceduar penalisht. Është thyerje e një tabuje tjetër për skeptikët e SPAK.
Është i dyti funskionar i lartë i shtetit për nga volumi i kompetencave. Drejtësia e re nuk është një lojë. Nuk e mendonte kush se do kishte drejtësi në këto nivele. SPAK po godet sistemin politik të korruptuar e kjo është për t’u përshëndetur”.