Veliaj në sytë e shtypit gjerman: Me vizion kurajoz dhe fuqi krijuese
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpesh herë tërheq vëmendjen e shtypit të huaj. Këtë herë, një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, “Sueddeutsche Zeitung”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Forumit vjetor të arkitektëve dhe urbanistëve gjermanë.
Një aktivitet i cili u organizua nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe qyteti i Mynihut, ku kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve 3 vitet e fundit.
Gazeta gjermane ndalet tek transformimi i qendrës së Tiranës dhe për nismën e Pyllit Orbital, duke përmendur edhe zbukurimin e fasadave dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Gazeta shkruan se më në fund një politikan foli me vizion kurajoz, që i ka dhënë arkitekturës edhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese.
veliaj
“Në fakt, temës komplekse të Samitit iu rikthye humori vetëm kur Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës, shpjegoi se si u transformua qendra e rrënuar e qytetit. Makinat jashtë qendrës. Një brez i gjelbër orbital po e rrethon. Zbukurimi i fasadave. Pjesëmarrje qytetare! Disa gjëra mund të kenë ngjyra të bukura, por më në fund një politikan foli me një vizion kurajoz që i ka dhënë arkitekturës dhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese”, shkruan gazeta gjermane.

KOHA JONË SONDAZH

