Veliaj: Në Tiranë do të jenë dy fan zone për tifozët e skuadrave respektive, autobusë të dedikuar nga Rinasi

Finalja e ”Conference League” në Tiranë do të jetë një festë e vërtetë për kryeqytetin, tifozët që do të vijnë dhe qytetarët. Në një intervistë për emisionin “Paso” në Top Albania Radio, kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi disa nga përgatitjet për organizimin.

“Transporti i tifozëve nga Rinasi në Tirane do të bëhet me autobusë të dedikuar. Po përgatisim edhe dy fan zone.

Fan Zona e Romës është përcaktuar nga organizatorët te Diga e Liqenit, kurse ajo e Feynordit do të jetë te pedonalja e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të bëjë ato punë që di të bëjë më mirë, organizimin e eventeve në sheshe. Qyteti do të vishet edhe me një dekor të veçantë para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?