Veliaj: Nga një hapësirë e shkatërruar, sot Amfiteatri i Liqenit ka rilindur. Skena më e madhe pranë natyrës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kandidat i PS për një mandat të tretë më 14 Maj, Erion Veliaj ka treguar një tjetër punë të mirë të bashkisë. Amfiteatri i Liqenit ishte një hapësirë e degraduar dhe e shkatërruar thotë Veliaj, dhe sot ka rilindur dhe është skena më e madhe pranë natyrës në Tiranë. ”Ja si duket sot, Amfiteatri i rilindur i Liqenit të Tiranës, skena më e madhe pranë natyrës në kryeqytet, e cila sjell pranë publikut me dhjetëra e qindra koncerte, cirk, shfaqje teatrale, show spektakolarë për fëmijë e të rritur”,-shkruan Veliaj në Facebook.