Veliaj nis prishjen e ndërtimeve pa leje përreth shkollave (FOTO)

Bashkia e Tiranës ka nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që ndodhen përreth shkollave.

Pas deklarats  së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se një nga masat që do të merren për sigurinë e shkollave është edhe prishja e ndërtimeve pa leje përreth tyre, aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor është përqendruar sot në shkollën “Sabaudin Gabrani”.

Siç shihet dhe në foto, ndërtesat që shërbenin si biznese private janë prishur vetëm pak metra larg shkollës. INUV ka ndërhyrë për rehabilitimin e kësaj, ndërsa mësohet se aksioni do të vazhdojë në të tjera zona. Ndërkohë në këtë aksion janë përfshirë edhe ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës që do të merren me rehabilitimin e zonës dhe kthimin e saj në një hapësirë që do t’i shërbejë qytetarëve.

SHKARKO APP