Veliaj: Nuk vdesim nga dhuna e terroristëve, por nga ndotja që shkaktojmë vetë

 

Kryqyteti shqiptar nuk rrezikohet nga dhuna e ekstremistëve por nga qytetarët e saj të cilët cdo ditë ndotin ambientin duke u bërë shkaktarë të sëmundjeve të ndyshme.Deklaratat e tij kryebashkiaku Veliaj i bëri gjatë aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë”

Veliaj: Ne nuk na ndot një armik, ne nuk na ndosin terroristët, ne në Shqipëri nuk vdesim prej dhunës që shkaktojnë ekstremistët. Ne vdesim prej kancerit dhe helmimit që shkaktojmë vetë. Plehrat që po mbledhim këtu dhe në të gjithë cepat e Tiranës janë plehra që shkaktojmë vetë, janë mbeturina që ne i hedhim vetë, tregohemi të papërgjegjshëm.

Veliaj bëri publike një nismë të re që Bashkia e Tiranës do ia propozojë këshillit bashkiak në mbledhjen e rradhës për uljen e ndotjes në Tiranë, siç është ndalimi i përdorimit të qeseve plastike.

Veliaj: Po konsiderojmë që ti propozojmë Këshillit Bashkiak të ndalojmë përdorimin e qeseve të plastikës në Tiranë. E kanë përdorur shumë qytete. Shumë qytete në Afrikë madje, vende shumë më të pazhvilluara se ne kanë ndaluar rreptësisht plastikën. Kjo aferë dashurie që ne kemi me plastikën qënka e pazgjidhshme. Ne kemi probleme masive teksa kanë afruar shirat për zhbllokimin e kanalizimeve në Tiranë për zhbllokimin e të gjithë infrastrukturës që bën dranazhimin e Tiranës, vetëm prej qeseve plastike.

Më hërët nënkryetarët, Brunilda Paskali dhe Andi Seferi, iu bashkuan vullnetarëve që pastruan një nga zonat më të ndotura të kryeqytetit, Bregun e Lumit.

SHKARKO APP