Veliaj: Parkim nëntokësor për 1000 makina në Parkun “Rinia”

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se do të rifillojë projektin për parkimin nëntokësor të makinave në "Parkun Rinia".

Kështu, ai sqaroi gjatë një deklarate pas përurimit të restaurimit të monumentit të Pavarësisë, se “ky parkim nëntokësor me një kapacitet prej 1000 makinash do të çlirojë trafikun në qendër të kryeqytetit”.

“Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se duke qenë se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor këtu në Parkun Rinia. Me hapjen e parkimit nëntokësor, i cili do të lehtësojë shumë edhe cështjen e trafikut në qendër të Tiranës, pjesa e atij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve", tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se “parkimi nëntokësor do të jetë për rreth 1000 makinë, çka do e clirojë në menyrë të ndjeshme bulevardin jo vetëm në ditët me shi, por edhe në ditët e tjera dhe cka do na mundësojmë kur të kemi ditët pa makina të mos ndihet fal një parkimi të madh që do të jetë në nëntokë”.

SHKARKO APP