Veliaj për legalizimet: Bashkia dhe ALUIZNI në të njëjtin krah për të mirën e qytetarëve

 

Një shans historik për qytetarët e ka quajtur kandidati i koalicionit të majtë për Tiranën, Erion Veliaj, bashkëpunimin e nevojshëm midis bashkisë dhe ALUIZNI-t për çështjen e legalizimeve. Në takimin e sotëm, ku së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame, u shpërndanë 1001 legalizime për zonat informale të Kryeqytetit, Veliaj e vuri theksin te gjetja e gjuhës së përbashkët midis dy institucioneve kyçe, gjë e cila ka munguar në dy vitet e fundit.

“Për Tiranën është shans historik që bashkia dhe ALUIZN-i të jenë në të njëjtin krah, që kryetari i bashkisë dhe kryetari i ALUIZNI-t të punojnë si një ekip”, tha Veliaj. Ai shprehu nevojën për një angazhim për t’i dhënë zgjidhje çështjes së legalizimeve në të gjithë Tiranën, por në mënyrë të veçantë për ato ndërtime, legalizimi i të cilave është bërë i pamundur këto vite për shkak të mosbashkëpunimit të bashkisë aktuale.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Veliaj theksoi se banorët e Bashkisë së Tiranës kanë 1001 arsye që të gjithë gjërat t’i çojmë në drejtimin e duhur. Ai kërkoi mbështetjen e tyre për të vijuar procesin e legalizimit të të gjithë pallatevetë pa përfshirë në këtë proces, në kushtet kur kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës nuk e ka mbajtur premtimin për t’i legalizuar ato.

“Për herë të parë po fillon legalizimi i pallateve dhe ky kontigjent, 1001 legalizime, përfshijnë të gjithë pallatet Haëai, që presin legalizmin për katër vjet nga ai që tha se do t’i hipotekoj të gjitha apartamentet, porqë në fakt nuk hipotekoi asnjë. Ja ku jemi sot,te 1001 arsyet për të çuar në drejtimine duhurjo vetëm Tiranën, por edhe pallatet e saj, që sot rrinë stok dhe askush s’ia njeh vlerën në treg”,theksoi Veliaj.

Nga ana tjetër,ai ka garantuar vullnetin e tij për të bashkëpunuar me ALUIZN-in, pasi siç u shpreh ai, kjo është në interes të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për arsye të ndryshme, edhe pas kaq shumë vitesh, nuk kanë mundur ta legalizojnë banesën e tyre. “Premtimi ka qenë që ne do të kemi një bashki dhe një ekip, i cili shkon në drejtimine duhur me ALUIZN-in, i cili ecën në drejtimine duhur me legalizimet, e që këto të jenë në drejtimine duhur me urbanizimin e qytetit”, u shpreh Veliaj.

 

Në total, bashkia e re e Tiranës me kufinjtë e rinj ka afro 60 mijë ndërtime për t’u legalizuar.Drejtori i ALUIZN-it, Artan Lame, duke vlerësuar se marrëdhëniet me administrtarën lokale të sotme janë inekzistente, ka kërkuar bashkëpunimin e bashkisë së re për t’i dhënë zgjidhje një problemi i cili i prek afro 20 mijë apartamente në Tiranë.

SHKARKO APP