Veliaj përkujton 21 janarin: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21 Janarin, duke nderuar kujtimin e katër qytetarëve që humbën jetën në zemër të kryeqytetit 15 vjet më parë.
Mesazhi i Veliajt:
21 janar.
Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.
Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi.
Nuk ju harroj!
KOHA JONË SONDAZH

