Veliaj: Politika të punojë për gjeneratat sesa për zgjedhjet

Duke folur në seminarin me temë ”Keqpërdorimi i burime administrative gjatë procesve zgjedhore”, Erjon Veliaj tha se zgjedhjet janë njëherë në katër vite, ndërsa puna për gjeneratat duhet të përditshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se ka ardhur koha që politika shqiptare të shqetësohet më shumë për gjeneratat sesa për zgjedhjet e ardhshme.

“Fokusi në gjeneratën tjetër dhe jo detyrimisht vetëm në zgjedhjet tjera do të jetë mandrra e çdo politikani e është diçka që ne në këtë qytet e praktikojmë në mënyrë të përditshme. Një nga defiçitet tona që ne kemi në proceset tona zgjedhore është mungesa e besimit dhe dyshime që gjithmonë tjetri do të bëjë një hile”,-tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prani të përfaqësuesve të organizatave partnere si OSBE dhe Këshilli i Evropës, deputeti socialist Ervin Bushati e vuri theksin tek integrimi i Shqipërisë duke përmendur suksese në disa reforma.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mendojmë se gjatë këtyre viteve Shqipëria ka ecur me shpejtësi, ka bërë shumë për të qenë sa më pranë Evropës dhe mendojmë se e meritojmë si një popull në mes të Evropës, në zemër të Evropës, Ballkani është në qendër të Evropës, që të jemi sa më shpjet pjesë e saj. Vetëm në vitet e fundit ne kemi ndërmarrë një reformë territoriale e cila e ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore hartën e Shqipërisë”,-tha Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?