Veliaj pret kryebashkiakun e Mykonos: Mundësi për të mësuar nga më të mirët në turizëm

Tirana dhe Mykonos do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në fushën e turizmit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, me të cilin bisedoi për integrimin e bashkatdhetarëve tanë ne vendin fqinj, si dhe për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike në të dy qytetet.

Veliaj tha se kjo eksperiencë do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit në Tiranë.

“Ishte një kënaqësi shumë e veçantë të kishim në Tiranë kryetarin e Bashkisë së Mykonos, si një mundësi per të mësuar me shume për turizmin, trashëgiminë dhe si ruhet natyra. Jam i nderuar që komuniteti shqiptar që jeton në Mykonos është bërë pjesë e stofit të ishullit, të qytetit dhe të asaj industrie të jashtëzakonshme të turizmit dhe të promovimit. Kjo ishte edhe një mundësi per të mësuar nga më të mirët, për të marrë eksperiencë në promovimin e Tiranës”.

SHKARKO APP