Veliaj prezanton kandidatët e PS-­së për Këshillin Bashkiak: Duam një ekip për Tiranën

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të kandidatëve të Këshillit Bashkiak për Partinë Socialiste, deklaroi se i duhet një ekip për të drejtuar kryeqytetin, sipas modelit të Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi rëndësinë që nga punonjësi i parë i Bashkisë, deri tek i fundit, duhet ta dinë rëndësinë dhe misionin e detyrës së tyre.

“Të gjithë bashkë sot jemi qytetarë të bashkisë së re të Tiranës. Sot është dita e Europës. Sot ndodhin gjera të mrekullueshme kur jemi bashkë. Në bashkinë e Trianës, nga i pari tek i fundit, ai që pastron rrugët, nuk e ka kuptuar asnjë rolin e tij. Katër vite, qyteti i lënë në harresë, dhe asnjë se di se çfarë misioni ka. Ne besojmë në një parti dhe në një qëllim dhe secili e di që është aty ku do Tiranën Europiane. Nga ai që korr barin, tek ai që vë poçat, duhet të kuptojë që ne jemi një ekip, për një qytet ku jetojmë të gjithë. Fitorja nuk erdhi vetëm, pasi Edi Rama kishte nevojë për një ekip, ndaj asnjë nuk ja del dot vetëm.”, tha Veliaj.

SHKARKO APP