Veliaj prezanton projektin për mjedisin, sulmon Bashën për ndërtimet

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar programin e tij për reduktimin e ndotjes në kryeqytet, për ta kthyer Tiranën në një vend, ndoshta jo më të pastrin në Europë, por brenda standardeve të BE-së.

“Do të ndërtojmë një impiant për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve duke ndaluar rreptësisht djegien e tyre;

Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre;

Ndërtim i një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza në mënyrë që ato të mos derdhen më në Lumin e Lanës apo Lumin e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kreu aktual i bashkisë Lulzim Basha i ka dhënë leje për një shtesë vetes së tij, Veliaj i ka kthyer një përgjigje dhe reagimit të Bashkisë së Tiranës:  – “Thanë se nuk ka asgjë të keqe që shtoi një kat. Thanë se kreu i Bashkisë së Tiranës është qytetar si gjithë të tjerët, meriton trajtim të barabartë. Kush qytetar tjetër ka qenë i barabartë me Lulin? I vetmi që ka shkelur moratoriumin është Lulzim Basha, kryetari i bashkisë që nuk duam,” – theksoi Lulzim Basha.

SHKARKO APP